Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka regjistruar rekord të fluturimeve gjatë korrikut të këtij viti. Në statistikat e publikuara, ANP-ja njofton se gjatë këtij muaji kanë fluturuar 340.446 udhëtarë, për dallim nga viti i kaluar që kanë udhëtuar 88.607, ndërsa në 2019-n, 280.013 udhëtarë.
ANP-ja thekson se në tetë ditët e para të gushtit janë realizuar 661 fluturime, me numër të udhëtarëve prej 104.256.
“Ne falënderojmë bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari' LKIA”, thuhet në njoftim.
Të premten e kësaj jave është raportuar për një tollovi në Aeroportin "Adem Jashari", pasi dhjetëra qytetarë kanë pritur me orë për të fluturuar. Fluturimet janë shtyrë për ata që kanë pasur të nisen për në Finlandë dhe Basel.