Mbi 2.3 milionë udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga ANP “Adem Jashari” nga janari deri në gusht të vitit 2023.
Gjatë muajit gusht në “ANP Adem Jashari” janë shërbyer 411 mijë e 162 udhëtarë që është shifër 11 për qind më e lartë sesa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
Po ashtu gjatë muajit gusht pati edhe rritje të fluturimeve nga ANP “Adem Jashari”.
“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë apo 13% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është njoftuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
-
Rekord, mbi gjysmë milion pasagjerë brenda një muaji në aeroportin “Adem Jashari”
-
Rritet numri i udhëtarëve në ANP, 500 mijë vetëm gjatë periudhës janar - shkurt
-
Mbi 3.4 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës më 2023
-
Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në janar, krahasuar me vitin e kaluar
-
Rekord pas rekordi, Aeroporti i Prishtinës “vloi” në korrik