Kohën kur Kosova ka ndërmarrë nismën për krijimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, Presidenca nuk ka treguar nëse e konsiderojnë ende përfshirjen e amnistisë për kohën e luftës në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Kur gazeta pati shkruar para një viti se është duke u diskutuar edhe amnistia për kohën e luftës, Zyra e presidentit nuk e pati përjashtuar këtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Së paku dy shtete nga grupi i QUINT-it kishin shprehur kundërshtimin e tyre për një ide të tillë. Përveç presidencës, një përgjigje për këtë çështje nuk e ka dhënë as Zyra e kryeministrit Haradinaj.
Por analisti Krenar Shala thotë se, për shkak të tendencave qëllimkëqija, edhe kjo nismë sikurse ajo për ndryshimin e kufijve mund të dështojë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Amnistia për kohën e luftës, pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi
-
Amnistia për kohën e luftës, pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi
-
Kërkohet strategji nga Kuvendi i Kosovës për hetimin e krimeve të luftës
-
Familjarë e organizata kundërshtojnë fuqishëm idenë për amnistimin e krimeve të luftës
-
Gjykata Speciale, për të rinjtë shqiptarë raciste, për ata serbë hibride