Ambulanca në fshatin Mogillë të Kllokotit është lënë në harresë.
Objekti, i cili është ndërtuar me financim të Bankës Botërore dhe të Komunës së Kllokotit, asnjëherë nuk është vënë në funksion. Meqë nuk menaxhohet nga Komuna e Kllokotit, objekti është dëmtuar dhe është lënë anash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë arsye banorët detyrohen t’i marrin shërbimet mjekësore në një komunë tjetër. Banorët kërkojnë nga Komuna funksionalizimin e objektit.
Duke parë që Komuna nuk po merret me funksionalizimin e ambulancës, banorët kanë shpresuar se me problemet e tyre do të merret Ministria e Shëndetësisë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur, raporton KOHA.
Kurse këshilltari komunal, Hidajet Ahmeti, tha se për projektet të cilat po zvarriten fajtore janë subjektet politike shqiptare që, me gjithë përfaqësimin në Kuvendin Komunal, nuk diskutojnë për problemet e komunitetit.
Ndërkaq nënkryetarja për komunitete në Kllokot, Selvije Rexhepi, deklaroi nëpërmjet telefonit se për shkak të kufizimeve në buxhet Komuna nuk ka mundësi që të rekrutojë staf dhe të furnizojë me inventar këtë ambulancë.
Ajo pret ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë.