Pejanët edhe këtë pranverë vazhdojnë të tregojnë papërgjegjësinë e tyre për ruajtjen e mjedisit ku jetojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëse i kanë të rregullta shërbimet e kompanisë “Ambienti”, për largimin e mbeturinave në secilën lagje, ata vazhdojnë të hedhin mbeturina nëpër kanalet e hapura në qytet. Shumica e këtyre kanaleve janë të lidhura edhe me kanalet e ujitjes dhe gjitha mbeturinat e hedhura, që nga pesha janë më të lehta, uji i bartë dhe i shpërndanë pastaj nëpër fusha dhe parcela bujqësore. Për këtë ndotje dhe pasojat prej mbeturinave, nuk janë duke menduar shumë qytetarët. Kjo gjendje e krijuar ka shkaktuar edhe reagimin e ambientalistëve të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.