Kanalet e hapura në Pejë nuk kalojnë dy ditë që të mos mbushen sërish me mbeturina, që po i hedhin qytetarët e papërgjegjshëm në pjesë të ndryshme të qytetit.
Pothuajse çdo dy-tri ditë shihen duke u pastruar kanalet e hapura në qytet nga tre punëtorët e punësuar nga Komuna që një vit e gjysmë, vetëm për pastrimin e kanaleve nga mbeturinat, shkruan sot Koha Ditore.
“Nuk është normale se çka po bëjnë qytetarët. Sot i pastrojmë kanalet e nesër prapë mbushen. Si këtu, e më së shumti po hedhin te kanali afër Qendrës Zejtare”, tregonin punëtorët Fadil Borinca e Fehim Dema, për punën që po ua nxjerrin qytetarët, derisa po e pastronin kanalin e “Çokolicës”, përballë Pallatit të Kulturës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kanalet e hapur në Pejë plot mbeturina, u nxjerrin telashe banorëve në periferi
-
Gjobitet qytetarja që denoncoi për ndotje të ambientit
-
Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave
-
Banorët e Pejës duan zgjidhje kundër vërshimeve, Komuna fajëson qytetarët
-
Komuna e Pejës ia kalon “Ambientit” 25 punëtorët teknikë të mbetur pa punë