Arbëri

Ambasadorja franceze Butel viziton Grupin Koha

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Ambasadorja e Francës, Christine Butel, ka vizituar sot ambientet e reja të Grupit Koha. Me këtë rast, ajo është njoftuar nga drejtoresha menaxhuese e Grupit Koha, Flaka Surroi, si dhe Shefi i Redaksisë së bashkuar, Agron Bajrami, rreth organizimit kompanisë dhe angazhimet profesionale të njësive të këtij mediumi.

Ambasadorja Butel ka uruar kompaninë për punën profesionale të gazetarëve dhe pavarësinë editoriale të dëshmuar ndër vite, si dhe për ambientet e reja.

Me këtë rast, Ambasadorja ka dhënë një intervistë, e cila do të publikohet të hënën në “Koha Ditore”. Mes tjerash, diplomatja franceze ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë dhe rajon, dhe proceset nëpër të cilat kalon vendi jonë, prej dialogut me Serbinë deri tek procesi i integrimeve evropiane dhe mundësinë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.