Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori britanik Abbott viziton Grupin Koha

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka vizituar sot ambientet e reja të Grupit Koha.

Me këtë rast, ai është njoftuar nga drejtoresha menaxhuese e Grupit Koha, Flaka Surroi rreth organizimit të kompanisë dhe angazhimet profesionale të njësive të këtij mediumi.

Ambasadori Abbott e ka uruar kompaninë për punën profesionale të gazetarëve dhe pavarësinë editoriale të dëshmuar ndër vite, si dhe për ambientet e reja, raporton Koha.

Ai e ka theksuar rëndësinë e funksionimit të mediumeve të pavarura në Kosovë.