Arbëri

Ambasadori Kosnett vizitoi ambientet e reja të Grupit Koha

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka vizituar sot ambientet e reja të Grupit Koha.

Me këtë rast, ai është njoftuar nga drejtoresha menaxhuese e Grupit Koha, Flaka Surroi, rreth punimeve dhe organizimit të kësaj kompanie, e po ashtu në lidhje me angazhimet profesionale të njësive të këtij mediumi.

Ambasadori Kosnett uroi për punën profesionale të gazetarëve dhe pavarësinë editoriale, si dhe për ambientet e reja.

Image
Ambasadori Kosnett duke nënshkruar në “Murin e Kohës”

Ndër të tjera, ambasadori amerikan vuri nënshkrimin e tij në “Murin e Kohës”, në të cilin tash e disa dekada kanë vënë nënshkrimet diplomatë, politikanë, gazetarë e artistë të njohur botërorë të cilët e kanë vizituar këtë shtëpi. Nënshkrimi i ambasadorit Kosnett është i pari në ambientet e reja.

Ai i dha një intervistë “Kohës Ditore” e cila do të publikohet në numrin e nesërm.