Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori slloven përgëzoi Haradinajn për hapat në zbatimin e MSA-së

Prishtinë, 29 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes ambasadorit në Kosovë, Bojan Bertoncelj, të cilin e priti sot, i përcolli Qeverisë sllovene falënderimet për mbështetjen që ajo i ka dhënë për perspektiven europiane të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, në takim u theksua që bashkëpunimi ndërshtetëror është në nivel të shkëlqyeshëm, dhe u shpreh zotimin që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ambasadori slloven Bertoncelji e falënderoi kryeministrin Haradinaj për takimin e fundit me të gjithë ambasadorët e shteteve evropiane, duke e përgëzuar për sinjalin e fuqishëm që e përcolli si kryeministër, për gatishmërinë dhe përkushtimin e Kosovës që të përshpejtojë hapat në implementimin e MSA-së dhe detyrimeve që dalin nga ERA.