Nju Jork, 27 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Siç thuhet në njoftimin për media, gjatë takimit kryeministri Haradinaj e falënderoi presidentin Pahor për ndihmën që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e procesit të shtetndërtimit dhe të konsolidimit të institucioneve në vend, duke vlerësuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve mund të fuqizohen edhe më shumë në bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar.
“Sllovenia është një nga partnerët më të mirë ekonomik dhe politik të Kosovës dhe vendi ynë është i fokusuar që kjo miqësi dhe ky bashkëpunim të vazhdojë. Kosova është vend i përshtatshëm për investimet e huaja direkte”, citon njoftimi kryeministrin Haradinaj. Me këtë rast ai kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në proceset euroatlantike të Kosovës, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Presidenti Pahor shprehu gatishmërinë e Sllovenisë që ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik.
-
Kurti ia shpreh Pahorit mirënjohjen për angazhimin e Sllovenisë për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Shefi i ri i Zyrës thotë se Sllovakia do të jetë konstruktive në raport me Kosovën
-
Haradinaj takon kryeministrin kroat, merr përkrahje për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar
-
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës
-
Sllovenia meritore që Kosova mori kryesimin e SEECP-së 2019 – 2020