Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori Rohde, i lumtur që kaloi në lexim të parë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur i kënaqur për kalimin në lexim të parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvendin e Kosovës, të hënën.

“Më vjen mirë të dëgjoj se ka pasur progres në miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike sot”, ka shkruar ai në Twitter.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka kaluar sot me 64 vota për, pas shtatë tentimeve për ta votuar në Kuvend. Kundër tij, kanë dalë partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë ditës ka reaguar edhe BE-ja. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se shpreson se komentet e bëra nga Bashkimi Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë të shqyrtohen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.