Arbëri

Ambasadori i Italisë vizitoi kontingjentin ushtarak italian në Pejë

Pejë, 23 qershor - Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, vizitoi ushtaret italian, pran[ Komandës Rajonale Perendim (RC-W) të KFOR-it të vendosur në bazën " Villaggio Italia" në Pejë.

Ambasadori së bashku me kolonelin Natale Gatti, komandant i kontingjentit italian si dhe i RC-W, janë mirëpritur në një vizitë nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në territorin e së cilës ndodhet baza italiane, komunë me të cilën ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi. Në këtë frymë, kohët e fundit ushtria italiane, ndër të tjera, ka dorëzuar pajisje mbrojtëse personale për autoritetet lokale si mbështetje përballë përgjegjësisë ndaj COVID-19.

Vizita ka vazhduar përbrenda bazës, ku ambasadori Orlando para së gjithash bëri nderime përballë flamurit të luftës së Regjimentit të 17-të të Artilerisë kundërajrore "Sforzesca" të Ushtrisë italiane, e cila drejton Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it, e përbërë nga rreth 350 djem dhe vajza të Forcave të Armatosura që veprojnë kryesisht në perëndim të Kosovës. Më pas kolonel Gatti beri një prezantim mbi mbarëvajtjen e operacioneve, të cilat kontribuojnë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në zonën e përgjegjësisë, si dhe për detyrat e kontingjentit italian në përbërje të misionit të NATO-s ku marrin pjesë 3.500 ushtarë nga 27 vende nën komandën e gjeneralit të divizionit, Michele Risi.

Kjo ditë është përmbyllur me një vizitë në Manastirin ortodoks të Deçanit, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, i vetmi vend fetar në Kosovë i mbikëqyrur nga KFOR-i.

Me ketë rast, ambasadori Orlando u takua me ushtarët italianë që ishin në detyrë në manastir, për të cilët shprehu vlerësimin e tij për punën e shkëlqyer të kryer nga kontingjenti kombëtar italian edhe gjatë emergjencës COVID-19, kontingjent i cili që nga viti 1999 operon në kuadër të NATO-s në Kosovë, sipas mandatit te Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe qe luan një rol fondamental ne stabilitetin e krejt rajonit.