Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Orlando: Italia siguron paqe dhe stabilitet për Kosovën dhe rajonin

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka kujtuar vendosjen e forcave italiane në Pejë, para 21 viteve, duke theksuar se Italia siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën e rajonin.

“Më 14 qershor 1999 forcat italiane të udhëhequra nga Gjen. Brig. Del Vecchio u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullatën”, shkruan Orlando në Twitter.

Që atëherë, shton ai, përmes rolit të saj drejtues në NATO dhe KFOR, Italia siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën dhe tërë rajonin.