Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania e gatshme të ofrojë ndihmë në ekspertizë për çështjen e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë në ekspertizë për çështjen e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme nëse një gjë e tillë i kërkohet nga Ministria e Drejtësisë.

Rohde e ka thënë këtë gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai po ashtu ka ofruar mbështetje për proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Po ashtu ka thënë se Gjermania është e gatshme ta mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në Konferencën e Hagës.

“Ministrja Haxhiu, e njoftoi Ambasadorin Rohde, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për të cilat u ofrua mbështetje veçmas me proceset që lidhen me rishikimin funksional, hartimin e strategjisë, procesin e vettingut, dhe angazhimin në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu Ambasadori Rohde shprehu gatishmërinë mbështetje drejt anëtarësimit në Konferencës e Hagës e cila është në interes të Republikës së Kosovës. Ambasadori Rohde, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Drejtësisë sipas prioriteteve të prezantuara, dhe ofroi ndihmë në ekspertizë për çështjen e konfiskimit të pasurisë, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Ministria e Drejtësisë. Me interesim të shtuar për bashkëpunim, palët u dakorduan për takime të mëtutjeshme”, thuhet nga MD-ja.