Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar sot Sekretaren e Parë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Vera Baumann, si dhe Rrona Berisha, këshilltare ligjore e angazhuar nga GIZ.
Haxhiu ka prezantuar prioritetet e Ministrisë, duke theksuar këtu reformën e domosdoshme në gjyqësor, nisur nga Rishikimi Funksional, vetingu e deri te çështja e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Sipas një njoftimi të MD-së Haxhiu iu referua edhe nevojës për fuqizimin e mekanizmave për luftimin e dhunës në familje dhe plotësim/ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Juridike Falas, në dritë krijimit të mekanizmave shtesë të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje.
Lidhur me këtë të fundit, Berisha e informoi Ministren mbi aktivitetet me të cilat GIZ mund të mbështesë Ministrinë, nisur nga qasja në drejtësi për qytetarët përmes qasjes më të lehtë ndaj Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, e cila konsiston në krijimin e zyrave rajonale shtesë, si dhe fuqizimit të data bazës së Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
Ndërsa Baumann i ofroi mbështetje ministres në ngritjen e kapaciteteve në dritë të konfiskimit civil, proces ky që udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, përkatësisht zhvillohet nga grupi punues për hartimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë.
-
Gjermania e gatshme të ofrojë ndihmë në ekspertizë për çështjen e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme
-
MD-ja ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
-
Haxhiu: Do të rishikohet Kodi Penal
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu: Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara po humbin vlerën