Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kosovën.
Rohde ka shtuar se ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim.
“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërriti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Evropa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, është shprehur Rohde.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave
-
Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partner i madh i Kosovës
-
Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende
-
Ambasadori Rohde shprehet i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Rohde: Gjermania e palëkundur në mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë