Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori britanik në Kosovë: Vendimi për tokat e Manastirit demonstron guxim politik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë të mërkurën se ky vendim demonstron guxim politik dhe angazhim për sundimin e ligjit.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit, i cili demonstron guxim politik dhe angazhimin e saj për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social X.

Vendimin e ka mirëpritur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, duke thënë se ky vendim demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.