Ambasadori britanik në Serbi Denis Kif ka thënë se debati për ndarjen e mundshme ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, për kufizimin ose për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet dhe koston që temat e tilla hapin, transmeton Koha.net.
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate me pyetjen “e pse ai i ka ndryshuar kufijtë në vitin 2008”.
“Për serbët ka sjellë shumë rrezik dhe kosto pse i ndryshuat ju kufijtë në vitin 2008, kur e shkatërruat Serbinë në vitin 1991dhe në vitin 1992", është përgjigjur Vuçiq duke komentuar deklaratën e ambasadorit britanik në Beograd.
"Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh”, ka shtuar Vuçiq.
Britania thotë se prekja e kufijve Kosovë-Serbi bartë në vete rrezik dhe çmim
Siç ka njoftuar rel në gjuhën serbe, ai ka pyetur “se sa është çmimi nëse nuk arrihet marrëveshja” duke konstatuar se në esencë konflikti i ngrirë nuk ekziston, sepse “vetëm pritet se kush kë do ta godasë i pari".
Ai ka thënë se "dëshiron të besojë se Kif ka pasur qëllim të mirë”.
Edhe
Vuçiqi paralajmëron “luftë” kundër njohjeve të Kosovës
“Por, pres të marr përgjigje pse i keni ndryshuar kufijtë në vitin 2008 dhe brenda pak ditësh e keni njohur Kosovën e pavarur në kundërshtim me Rezolutën 1244", ka thënë ai.
Natyrisht Vuçiq, dhe as të tjerët në Beogradi nuk tregojnë se ishte vendi i tyre, Serbia, ajo, e cila, e para nisi shkeljen dhe shkatërrimin e kufijve të njësive të federale të ish – Jugosllavisë duke filluar me pushtimin e Kosovës.