Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin thotë se ka diskutuar mbi mundësitë për transformimin e Prishtinës.
Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim është diskutuar edhe për Bienalen “Manifesta” që këtë vit do të mbahet në Prishtinë.
“Për herë të parë në Komunën e Prishtinës mirëpritëm ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, me të cilin me kënaqësi diskutuam mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës. Bienalja “Manifesta” që do të mbahet sivjet në Prishtinë ishte një nga temat e veçanta”, ka shkruar Rama.
I pari i Prishtinës më tej ka theksuar vlerësimin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën, duke thënë se mirëpret çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”.
-
Hovenier falënderon Përparim Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së
-
“Hapësirat e mundësive” me shembujt e rivitalizimit të ambienteve
-
Osmani e Hovenieri diskutojnë për ndryshimet në administratën amerikane
-
Osmani dhe Hovenier flasin për përpjekjet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë-SHBA
-
Gërvalla-Hovenierit: Ka nevojë për bashkëpunim më intensiv midis Kosovës e SHBA-së