Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkuar në takim në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.
Ky takim është i përjavshëm dhe po mbahet një ditë para betimit të kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti ka biseduar në telefon të mërkurën me këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin kanë disktuar zhvillimet e fundit në dialog por edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill.
“Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur”, thuhet në njoftim.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të enjten se kryetarët e komunave veriore nuk do të pranohen kurrë. Sipas tij, ata janë zgjedhur në zgjedhje të rreme.