Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada e SHBA: Votoni, e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja

Ambasada e SHBA në Kosovë ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, thuhet se në këtë Shën Valentin duhet të tregohet dashuri për vendin.

“Këtë Shën Valentin tregoni dashurinë tuaj për vendin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, shkruan Ambasada e SHBA.-së

12:05 - Ambasadori britanik Abbott: I lumtur të shoh aq shumë njerëz në Pejë duke votuar

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është i lumtur të shoh aq shumë njerëz duke votuar në Pejë, përkundër borës.

“Ndalja ime e parë në Pejë në këtë ditë të ngarkuar të mbikëqyrjes. Përkundër borës, kam qenë i lumtur të shoh aq shumë njerëz në Pejë duke votuar”, ka shkruar ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott, në Twitter.

Image

11:00 - Ambasadori italian në Kosovë: Një ditë e bukur për të dalë për të votuar

Që nga ora 07:00 ka filluar votimi i qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për këtë ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando thotë se është një ditë e bukur për të dalë dhe për të ushtruar të drejtën e votës.

Ai ka bërë thirrje që gjatë votimit të respektohen masat antiCOVID-19.

“Mirëmëngjes #Kosovë! Është një ditë e bukur për të dalë dhe #votuar! ? Veproni në mënyrë të sigurt për të mbrojtur më të ekspozuarit: vendoseni maskën dhe mbani distancën. ? #Kosovavoton2021”, ka shkruar ambasadori Orlando.

Image
Artikuj të ngjashëm