Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar lidhur me seancën që pritet të mbahet për zgjedhjen e presidentit duke thënë se deputetët mund të votojnë si të dëshirojnë, mirëpo ata duhet të përmbushin rolin e tyre kushtetues me votë.
Abbott ka thënë se nëse kjo ndodh, procesi i formimit të institucioneve do të përfundojë dhe se ato mund të fillojnë punën.
“Mbrëmë pamë shumë deputetë duke folur në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës. Mendimi im është se të mbrosh demokracinë e Kosovës dhe institucionet nënkupton edhe të marrësh pjesë në zgjedhjen e presidentit. Deputetët mund të votojnë si të dëshirojnë. Por akti përgjegjës është që ata të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes dhe votës së tyre”, ka shkruar Abbott në Facebook.
Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sot në orët e mbrëmjes ndërkohë që Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 14:30 për të vendosur lidhur me seancën.
Seanca do të mbahet pas tërheqjes së Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje i cili mbrëmë nuk u miratua në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
-
Abbott: Duhet t'i mbani përgjegjës qeveritarët e jo ambasadat për dukuritë negative në Kosovë
-
Abbott kërkon që vendimi i Kushtetueses të respektohet nga të gjithë
-
Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare
-
Vetëvendosje i përkrah ndryshimet kushtetuese për zgjedhje të presidentit
-
Britania e Madhe: Pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen