Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kundërshton amendamentin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.
Në një reagim thuhet se Shtetet e Bashkuara përkrahin miratimin e Ligjit por janë kundër amendamentit në këtë ligj.
“Ky amendament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë çdo krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg që ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit. Kjo po ashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari. Për shembull, me kalimin e këtij amendamenti, personi që është dënuar me 23 vjet burgim, pasi që ka vrarë të fejuarën e tij duke e therur 76 herë, do të mbajë vetëm 15 vjet. Ky amendament e dobëson parimin e sigurisë ligjore dhe të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
-
SHBA – ja kundër shkurtimit të dënimeve të shqiptuara nga gjykatat
-
Rreth 1600 të burgosur po kundërshtojnë ndryshimet në ligj me të cilat humbin disa benefite
-
Ndërkombëtarët kundërshtojnë amendamentin për “stazhin e shtuar” për të burgosurit
-
BE kundër ndryshimeve në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale
-
SHBA-ja po i shton masat ndëshkuese ndaj mashtruesve me viza