Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar qytetarët se janë vazhduar masat për parandalimin e COVID-19.
Sipas njoftimit tregohet se në mbledhjen e Kancelares Angela Merkel me kryeministrat e rajonit është marrë vendim që masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri më 14 shkurt.
Po ashtu është kërkuar edhe që shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen deri më 15 shkurt.
“Është marrë vendim që masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt. Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit. Punëdhënësit duhet t'u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme. Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska). Një mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më. Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara. Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë”, thuhet në njoftim.
-
Gjermania ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha
-
Nga 1 tetori, Gjermania me rregulla të reja anti-COVID
-
Gjermania prezanton qysh tash masat e reja anti-COVID për vjeshtë dhe dimër
-
Holanda mbyllet përsëri, Ambasada e Kosovës del me një njoftim
-
MSH-ja publikon masat e reja anti-COVID, që hyjnë në fuqi të hënën