Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi ka ulur flamurin shtetëror në gjysmështizë për të nderuar figurën e Fadil Vokrrit.
Koha.net ka siguruar një fotografi ku shihet flamuri shtetëror i Kosovës i ulur në gjysmështizë para ndërtesës së Ambasadës në Podgoricë.
Për vdekjen e Vokrrit kanë raportuar edhe mediat në Mal të Zi, të cilat kanë dhënë edhe biografi për karrierën e tij si futbollist profesionist.
Vokrri vdiq sot në mëngjes derisa po ushtronte në palestër. Ai ishte 57 vjeçar, ndërsa pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Shkup, flamuri i Kosovës në gjysmështizë
-
Ambasada e SHBA-së ul flamurin në gjysmështizë
-
Delegacioni i Federatës malazeze përkulen para varrit të Fadil Vokrrit
-
Homazhe te varri i Fadil Vokrrit në njëvjetorin e vdekjes së tij
-
Në Gjermani ulet flamuri i Kosovës në gjysmështizë, shenjë ditë zie për Demaçin