Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që kishte pyetur ambasadorin Nicholas Abbott në lidhje me çështjen e flamurit kombëtar në takimin mes tij dhe Albin Kurtit, në zyrën e Vetëvendosjes.
Abbott kishte takuar Kurtin në zyrën e VV-së pak ditë pasi kjo parti doli e para në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit në Kosovë. Në fotografitë e publikuara nga ky takim shihet vetëm flamuri kombëtar shqiptar.
Tani në përgjigjen e ambasadës drejtuar Vuçiqit, përmes Facebookut, thuhet se “ne nuk zgjedhim se si bashkëbiseduesi ynë rregullon dhomën”.
“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhet në këtë përgjigje.
-
Vuçiqi e pyet ambasadorin britanik të kujt zgjedhje i fitoi Kurti me atë flamur?
-
Vetëvendosje: Vuçiqi nuk është në pozitë morale as politike të komentojë simbolet
-
Palokaj: Vuçiqi pranoi për një takim të martën në Bruksel
-
Vuçiq: Nuk pres asgjë prej Kurtit, pos drama dhe britma
-
Kurti takon Abbottin, diskutojnë për situatën në vend