Vuçiqi e pyet ambasadorin britanik të kujt zgjedhje i fitoi Kurti me atë flamur?

Vuçiqi e pyet ambasadorin britanik të kujt zgjedhje i fitoi Kurti me atë flamur?

16 October 2019 12:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një postimi në rrjetin social twitter e ka pyetur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, i cili u fotografua me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, duke pasur në sfond flamurin e Shqipërisë, "në cilat zgjedhje doli fitues Kurti dhe partia e tij duke u fotografuar para atij flamuri?".

"Pyetje për ambasadorin e Britanisë në Prishtinë: Cilat zgjedhje i fitoi Kurti, në cilin shtet? Dhe flamuri pranë të cilit po qëndroni, cilit shtet i përket, shkëlqesia juaj? Do t'ju pyes vazhdimisht deri sa të marrë përgjigje në këto pyetje", ka shkruar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Kështu ai shkruan duke mos e ditur, apo qëllimisht duke e ngatërruar për të krijuar konfuzion ndër të paditurit, se ai ishte flamuri kombëtar i shqiptarëve, i njohur që nga koha Skënderbeut dhe pastaj Vlora më 28 Nëntor 1912 kur u shpall shteti shqiptar në të gjitha hapësirat ku shtriheshin ata, pra edhe në Kosovë, dhe duke u bërë sikur nuk e dijnë se simboli kombëtar nuk përputhet gjithmonë me atë shtetëror, si në rastin e Kosovës, rikujton Koha.net.

Ambasadori britanik fundja u takua me liderin e Vetëvendosjes dhe ende jo me kryeministrin e Republikës së Kosovës, të cilin Vuçiq thotë se "në asnjë rrethanë nuk do ta pranoj".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme