Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada britanike apelon: Vaksinohuni, është mënyra e vetme për t’u kthyer në normalitet

Ambasada e Britanisë në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur kundër COVID-19.

Ambasada britanike ka thënë se vaksinimi është mënyra e vetme për t’u kthyer në normalitet.

“Pasi që numri i rasteve po rritet dhe me variantin Delta prezent, ne i bëjmë thirrje gjithë miqve tanë në Kosovë që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe nëse jeni rikuperuar nga virusi, vaksina ofron mbrojtje më të madhe si për ty ashtu edhe për ata rreth teje. Vaksina ofron mbrojtje më konstante dhe të fortë sesa antitrupat vet, veçanërisht kundër varianteve më të rrezikshme si Delta. Ne të gjithë duam të kthehemi në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe vaksinimi është mënyra e vetme për të bërë këtë”, ka shkruar Ambasada Britanike në Facebook.