Ambasada e Amerikës në Kosovë ka thënë se mohimi i mizorive të luftës në Kosovë ofendon kujtimet për viktimat dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.
Në një reagim, kjo ambasadë ka kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës nga të gjitha bashkësitë që të përmbahen nga retorika të tilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet më tej në njoftim.
Ky reagim i SHBA-së erdhi pak ditë pasi Ivan Todosijeviq u shkarkua nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, pas deklaratave ku masakrën e Reçakut e quajti trillim.
Pas shkarkimit po ashtu ka pasur iniciativë që të dënohet me ligj mohimi i këtyre krimeve.
Ky është njoftimi i plotë i ambasadës së Amerikës në Prishtinë:
Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore.