Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili para disa ditëve mohoi masakrën e Reçakut.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kjo ambasadë thotë se mbështet deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mire dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999, transmeton Koha.net.
Në reagim, Ambasada e Britanisë thotë se përfaqësuesit nga të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.
“Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe: Ambasada e Zvicrës reagon ndaj mohimit që Vuçiqi ia bëri masakrës së Reçakut
-
Ambasada e Zvicrës reagon ndaj mohimit që Vuçiqi ia bëri masakrës së Reçakut
-
Mohimi i krimeve nga Serbia shihet si kërcënim serioz për të ardhmen dhe stabilitetin rajonal
-
Rikthimi i forcave serbe në Reçak për fshehje krimi e manipulim provash
-
Liderët e çmojnë rolin e Walkerit, kritikojnë Vuçiqin për tentim-fshehjen e Masakrës së Reçakut
-
SHBA-ja i përgjigjet Rusisë, publikon faktet për masakrën e Reçakut