Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur arritjen e një dakordimi për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji mes Kosovës e Serbisë.
Në Bruksel sot është dakorduar për udhërrëfyesin për marrëveshjen për energjinë mes Kosovës e Serbisë, marrëveshje të arritura në vitin 2013 dhe 2015.
SHBA-ja u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të vazhdojnë të ndërtojnë mbi këtë sukses.
“Marrëveshja e sotme për udhërrëfyesin për energjinë është dëshmi se kur Kosova e Serbia angazhohen me kreativitet, fleksibilitet, atëherë qytetarët e dy shteteve përfitojnë. SHBA-ja u bën thirrje dy shteteve të vazhdojnë të ndërtojnë nëpër këtë sukses me një angazhim urgjent dhe të hapur në dialogun e ndihmuar nga BE-ja”, është shkruar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë në Twitter.
Today's energy roadmap agreement is proof that when Kosovo & Serbia engage with creativity & flexibility, citizens in both countries benefit. The U.S. urges both countries to continue to build on this success through urgent, open engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 21, 2022
Edhe
SHBA-ja dhe Serbia me marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë
-
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
-
Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
-
O'Brien: SHBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
-
Bislimi kërkon nga Serbia zbatim të udhërrëfyesit për Marrëveshjen për faturim të energjisë në veri