Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë me një deklaratë pas vizitës treditore të emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Kosovë.
Në deklaratë thuhet se askush nuk është duke kërkuar nga liderët kosovarë të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Në mbrëmje, pas përmbylljes së vizitës së tyre, Ambasada amerikane në Kosovë ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për dialogun, duke inkurajuar angazhim konstruktiv dhe urgjent për të gjitha palët që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse drejt marrëdhënieve e normalizuara Kosovë-Serbi.
“Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromus për sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti territorial, ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, ka shkruar ambasada në Facebook.
-
Escobar: SHBA-ja e përkushtuar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës
-
Escobar: Nuk shoh njëanshmëri te Lajçaku në dialog
-
Lajçak e Escobar: Policët e Kosovës të lirohen menjëherë
-
Escobar: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin
-
Escobar e Lajçak javën e ardhshme vizitojnë Kosovën e Serbinë për gjetjen e një zgjidhjeje për veriun