Liburn Aliu, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se më në fund e ka të qartë pse një grup deputetësh të kësaj partie u shkëputën.
12 deputetë të kësaj Lëvizje, ishin shkëputur për të kaluar në PSD-në e Kaqusha Jasharit. Bashkë me ta edhe Shpend Ahmeti kryetar i Komunës së Prishtinës, që u bë kryetar i PSD-së, dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës.
Por Aliu nuk ka përmendur emra, e as nuk ka dhënë më shumë detaje se për çka thotë se ia qartësoi bindjen e tij pse u shkëput ky grup.
“Dhe më në fund e kam çdo gjë të qartë për grupin që doli nga VV. Na patën lodhë me lloj-lloj arsyetimesh koti. E që të gjithë e dinim që nuk qëndrojnë. Porsa u rrit temperatura u doli boja krejt”, ka thënë Aliu.
Kujtojmë se PSD-ja ka kërkuar nga opozita që të bashkohet në një konsensus për t’u bërë pjesë e dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, duke ia dhënë rolin kryesor në udhëheqje Kuvendit të Kosovës.
-
Krasniqi i përgjigjet Aliut: Keni vendosur ta ruani partinë, e mos të brengoseni për Kosovën
-
Liburn Aliu, u.d i Grupit Parlamentar të LVV-së
-
Haxhiu: VV siguroi 32 deputetë
-
Ahmeti “mbetet pa krahë”, i duhen partnerë të rinj për Prishtinë
-
PSD: Duket se për Kurtin Veseli e Rakiqi janë problem vetëm kur ia pamundësojnë pushtetin