Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po raporton Komisioni i Pavarur për Media dhe Agjencia për Regjistrim të Bizneseve.
Anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu theksoi se janë duke diskutuar që në të ardhmen të ketë kujdes gjatë licencimit të mediumeve, që të mos trajtohen si biznese të rëndomta.
Ndërkaq ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, Lebibe Haliti tregoi për vendimin e anuluar të 21 qershorit, të drejtoreshës së kaluar.
"Vendimin me 14 qershor e ka vendosur drejtoresha e kaluar, por më 21 qershor pas një kërkese të Klan Kosovës, drejtoresha e ka shfuqizuar vendimin me arsyetim se në sportelet e ARBK-së e ka parashtruar kërkesën për ndryshim. Ky vendim është anuluar nga ana ime, me arsyetimin që nuk ka pasur kërkesë për shfuqizim të vendimit. Tani jemi në pritje për nxjerrjen e dy vendimeve", tha ajo.
Ajo shtoi se ndryshimet e fundit që janë tentuar të bëhen, janë ndaluar nga ana e saj.
Po ashtu, theksoi se ka pasur mungesë të dokumentacioneve gjatë vitit 2008 dhe tha se ka adresuar këto probleme.
"Konsideroj që është e qëllimshme. Unë ndër të tjera, kam iniciuar procedurë edhe ndaj zyrtarëve për mungesë të përgjegjësisë", shtoi ajo.
Edhe
Sërish pezullohet licenca e biznesit të Klan Kosovës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu tha se mendon që ky rast ka probleme politike.
Për këtë ka reaguar ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ARBK-së, për çka mohoi që ka ndikime politike. /KSP
-
KPM-ja i jep 30 ditë afat Klan Kosovës që t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e licencës
-
AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së
-
Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së, kritikohet LVV-ja për politizim
-
Qendra Evropiane për Liri të Mediave: Aliu e përkrahu VV-në, s’mund të jetë e pavarur