Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu për Ligjin për caktimin e çmimeve tavan: Veprime të tilla po vijnë prej injorancës së Qeverisë

Ekonomisti Florin Aliu e sheh të gabuar nismën legjislative të Qeverisë së Kosovës për të caktuar çmimet tavan për produktet bazë.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se ky nuk është veprim ekonomik dhe është i dëmshëm për tregun, pasi arsyetoi se mund të falimentojnë biznese.

“Si është e mundshme që Qeveria e një vendi të vendosë çmimin e një produkti, sepse jo të gjitha bizneset që operojnë në Kosovë, sidomos marketet ushqimore, kanë kosto operacionale të njëjta. Bizneset e vogla janë me kosto më të mëdha operacionale dhe ato të mëdha. Atëherë ato operojnë edhe më çmime më të mëdha. Nëse u vendos çmimet, ka mundësi që i heq ato nga tregu”, ka thënë ai.

Aliu ka shtuar se një politikë e tillë nuk ndihmon në uljen e çmimeve.

“Absolutisht jo (nuk ndihmon në uljen e çmimeve). Teknikisht është e pamundshme për Qeverinë që t’i kontrollojë këto çmime. Numri i vogël i inspektorëve e bënë të pamundshme realizimin e kësaj politike. Qeveria nuk mund të tregojë nëse ka abuzime të çmimeve në treg, janë institucionet e pavarura”.

Edhe Aliu: Rritje çmimesh deri në 300% në disa produkte, s’e ka fajin vetëm qeveria Arbëri Aliu: Rritje çmimesh deri në 300% në disa produkte, s’e ka fajin vetëm qeveria

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme me mënyrën si i qaset tregut.

“Çdo produkt ka spekulim brenda sepse përndryshe nuk mund të ekzistojë biznesi. Është diferenca mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes, janë marzhat e fitimit të firmave. Nëse edhe këtë koncept kjo qeveri nuk e kupton atëherë nuk e di çfarë lloj ministra janë këta. Ne jemi përcaktuar për ekononmi të tregut të lirë”.

Aliu ka dhënë një ide për ndihmë të qytetarëve, përmes kuponave për blerje të produkteve ushqimore, që sipas tij do t’i ndihmonte qytetarët.

“Nëse qeveria dëshiron të ndihmojë vërtetë, shpërndan kupona 50-100 euro. Qytetarët me to mund të shkojnë në markete dhe në atë vlerë mund të blejnë produkte ushqimore. Pastaj mund ta kufizosh që me ata kupona mund të blesh vetëm prodhime vendore”.

Por, sipas Aliut, veprimet e tilla të Qeverisë po vinë nga padija dhe mungesa e ekspertizës brenda saj.

“Këto veprime më duken se po vinë prej injorancës, padijes, po mungon ekspertiza brenda qeverisë dhe arrijmë deri në këto vendime, që për më tepër janë antikushtetuese. Në logjikën ekonomike, mjafton të kuptohet se ky është intervenim i fortë në treg. Intervenimi është dashtë me qenë ndryshe, sepse çmimet po janë të larta”.

Edhe Eksperti i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë për inflacionin: Ka bërë pak për qytetarët Arbëri Eksperti i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë për inflacionin: Ka bërë pak për qytetarët

Ndërkohë ka përmendur një raport të UNICEF-it i cili thotë se Kosovë do të preket më së shumti nga pasojat e luftës në Ukrainë. “Pasojat e luftës në Ukrainë ne na vinë prej çmimeve të larta. 41 mijë persona do t’i shtohen kontingjentit të varfërisë, në mesin e tyre 16 mijë fëmijë”.


Aliu: Ka kapacitete për t’u rritur pagat në Kosovë

Ekonomisti Florin Aliu ka thënë se Kosova ka kapacitete për t’i rritur pagat në sektorin publik.

Aliu ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së se pagat duhet të rriten, derisa ka shtuar se ministri i Financave nuk do të duhej të dilte me kërkesë për bizneset që edhe ato t’i rritin pagat.

“Buxheti është më i madh pikërisht për shkak të inflacionit. Ka kapacitete për t’u rritur pagat, mendoj se duhet të rriten pagat. Në sektorin privat nuk mundet ministri të bëjë atë lloj kërkesë. Biznesi i rrit pagat vetëm kur vijnë presionet në tregun e punës. Ty ta rrit pagën pronari në momentin kur e di që t’i kalon në një biznes tjetër”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, rreth 41 mijë persona mendohet se mund të bien në varfëri në Kosovë, dhe se kjo mund të luftohet përmes politikave që gjenerojnë rritje ekonomike.

Edhe Aliu: Problemet e ekonomisë sonë nuk zgjidhen me 500 euro pagë minimal Arbëri Aliu: Problemet e ekonomisë sonë nuk zgjidhen me 500 euro pagë minimal

Aliu ka thënë se kryeministri Kurti është informuar gabimisht nga ekipi i tij i ekonomisë.

“Kryeministri është informuar prej ekipit të tij të ekonomisë gabimisht. Ekonomia jonë është ekonomi e hapur, prandaj rruga e vetme është hapja, jo ekonomia anti-treg”, është shprehur Aliu.

Image