Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit ai do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit ndaj Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për...
Posted by Alban Hyseni on Tuesday, December 7, 2021
Artikuj të ngjashëm
-
Prishet koalicioni VV – PDK në Gjilan
-
Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesin
-
Alban Hyseni sot merr drejtimin e Komunës së Gjilanit
-
Projeksioni i KOHËS: Hyseni rrëzon Hazirin nga pushteti në Gjilan
-
Hyseni: Kemi mposhtur njërën prej figurave më të njohura të LDK-së