Nga gjashtë spitalet private që kanë ofruar shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Kosovë, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë i ka mbyllur pesë, përmes vendimeve që përfaqësuesit e spitaleve të mbyllura thonë se janë marrë pa bazë ligjore.
Vendime me arsyet e ndalimit thonë se nuk u janë dorëzuar asnjëherë në formë të shkruar. Në prill dhe maj të këtij viti me urdhër të Inspektoratit shëndetësor shërbimi i IVF-së u mbyll në 4 spitale, “Klinika amerikane”, spitali “Bahçeci”, spitali “Sirona”, dhe spitali “ Fati im”, në Gjakovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq dy javë më parë ky shërbim i është ndërprerë edhe spitalit “Lindja”. Inspektorati dhe as Ministria nuk kanë pranuar të japin asnjë informatë për këto veprime, ndërkohë që ofrimin e shërbimeve IVF i është lejuar vetëm Spitalit Amerikan.
Shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësor bazohet në Ligjin për shëndetin riprodhues dhe në Udhëzimin për frytnimin e asistuar mjekësor. Ndërkaq përfaqësues të spitaleve që u është mbyllur ky vlerësojnë se Prokuroria gabimisht e cilësoi transferin e embrioneve si transplant organesh.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)