Komuna e Prizrenit ka planifikuar të shpenzojë afro 30 mijë euro për organizimin e manifestimeve të qershorit. Mirëpo procedurat e prokurimit për këtë çështje janë zvarritur, shkaku i një ankese të parashtruar në gjykatën e tenderëve.
Kështu, organet komunale ende nuk e kanë nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik për organizimin e manifestimeve të qershorit, ndërkohë që aktivitetet për nder të 10 qershorit – Ditës së Lidhjes dhe 12 qershorit – Ditës së Çlirimit tashmë janë realizuar. Shefi i Zyrës së Prokurimit i Prizrenit, Isa Osmankaj, të enjten ka konfirmuar se organet komunale nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë për këto aktivitete, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Anulimi i prokurimit redukton aktivitetet për festat e qershorit
-
Vetëvendosje kërkon hetime për tenderët e Komunës së Prizrenit
-
Prokurimi për dekorimin e Prizrenit për fundvit përsëritet për të tretën herë
-
Komuna e Prizrenit me prokurim synon kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit ligjor
-
Prizren, 5 mijë euro më shumë për dekorimet e fundvitit