Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit sivjet do t’i kushtojë më shtrenjtë Komunës së Prizrenit, në krahasim me vitin e kaluar.
Bazuar në njoftimet për dhënien e kontratave të publikuara online, këtë vit Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur tenderin në vlerë prej mbi 25 mijë eurove për dekorimin e qytetit, derisa vitin e kaluar aktiviteti i prokurimit me emërtimin e njëjtë kishte kushtuar afër 20 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rritja e shpenzimeve nga buxheti komunal për këtë lloj projekti nga zyrtarët komunalë është arsyetuar me ekonominë e tregut të lirë, përkatësisht konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë.
Shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka bërë të ditur se organet komunale kanë iniciuar procedurat për realizimin e këtij projekti që tashmë është tradicional në këtë qytet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Prokurimi për dekorimin e Prizrenit për fundvit përsëritet për të tretën herë
-
Opozita kërkon që 30 mijë eurot për dekorimin e Prizrenit të shpenzohen për kategoritë sociale
-
Pos 36 mijë eurove, shtohet buxhet për dekorimet e fundvitit
-
D+: Komuna e Prizrenit pagoi 125 mijë euro për përfaqësim ligjor, ndërsa ka zyrtarë komunalë për këtë
-
Bizneset apelojnë për dekorimin e qendrës së Prizrenit