Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.
Në një video të siguruar nga KOHA, disa nga përfaqësuesit e kësaj lëvizje nëpërmjet fishkëllimave nuk e lejuan Krasniqin të mbante orën me studentët.
VIDEO:
Profesori Krasniqi është denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.
Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës është duke e trajtuar rastin. Për herë të parë ky Këshill dje ka mbajtur seancë të hapur dëgjimore, në të cilën shqyrtoi denoncimin e 27 studenteve.
Studentët vazhdimisht po protestojnë para Rektoratit me kërkesën e përjashtimit të menjëhershëm të Krasniqit nga UP-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Një vit pasi u denoncua për ngacmim seksual, ngrihet aktakuzë ndaj profesorit Xhevat Krasniqi
-
“Skenë krimi, mos kalo”, Lëvizja Feministe Studentore bllokon zyrën e profesorit Krasniqi
-
Profesorit të denoncuar për ngacmime seksuale i ndërpritet ligjërata
-
Kërkohet përjashtimi i profesorit të denoncuar për ngacmim seksual
-
Protestë tërëditore ndaj profesorit të denoncuar për ngacmim seksual