Lëvizja Vetëvendosje, ka përkujtuar 2 vjetorin nga vdekja e aktivistit të tyre, Astrit Dehari.
“Me 5 nëntor të këtij viti bëhen 2 vjet nga vrasja në burg e aktivistit, shokut tonë, Astrit Dehari. Përveç aktivitetit të tij patriotik e kombëtar dhe studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Astriti e kishte edhe një pasion, futbollin”, thuhet në një postim të LV-së.
Për nder të aktivizmit dhe veprës së tij, njofton LV-ja, aktivistët e qendrave të Lëvizjes, kanë organizuar turnirin e futbollit që nis sot prej orës 10:00 që mbahet në palestrën "Te Pishat" në Sllatinë të Lipjanit.
Astrit Dehari, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër protestë për Astrit Deharin
-
Kurti: Astrit Dehari është aktivist që nuk shuhet kurrë
-
Vetëvendosje e kujton Deharin, Kurti thotë se ndaj tij u krye krim nga arrestimi e deri te vdekja
-
4 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, familja e VV-ja kërkojnë të zbardhen rrethanat e vdekjes
-
Kujtohet Astrit Dehari, në 3 vjetorin e vdekjes së tij