Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivistë të VV-së i bashkohen AAK-së në Gllogjan

Blerim Krasniqi, Valon Haxhijaj, Mentor Shala, Shemsedin Rraci, Granit Krasniqi, Avni Muriqi, Kadri Krasniqi, Rasim Krasniqi, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sot i janë bashkuar AAK-së, njofton kjo parti.

Pak ditë më parë AAK-së i ishte bashkuar edhe Xhevat Sefaj.

AAK në komunikatën e saj ka thënë se arsyeja e kalimit të tyre nga Vetëvendosje në AAK është zhgënjimi me “demokracinë e propaganduar të VV-së dhe kemi fituar besimin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së”.

Ata këtë vendim e kanë bërë publik sot në Gllogjan, me rastin përvjetorit të rënies së vëllezërve Qerimaj dhe Rexhep Kadriaj.