Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë ndaj pesë personave që sulmuan konsullatën turke në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se, më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e konsullit dhe personave të tjerë në atë konsullatë.