Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe dy qytetarëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj ish- drejtorit komunal të Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca, dhe ndaj dy qytetarëve të tjerë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim dokumenti zyrtar gjatë procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Falsifikimi i dokumentit zyrtar ndërlidhet me vlerësimin dhe rivlerësimin e ankesave dhe peticioneve të qytetarëve nga komisioni komunal. Ndërkohë në muajin shtator 2017 edhe Departamenti i Krimeve të Rënda Ekonomike pati ngritur kallëzim penal ndaj 13 zyrtarëve të Komunës së Ferizajt për të njëjtën lëndë, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim dokumentesh”, derisa banorët e lagjes “Astrit Bytyçi” dhjetëra herë nëpërmjet peticioneve dhe kërkesave zyrtare e kanë kundërshtuar Draftplanin Zhvillimor Komunal, i cili parashihte zgjerimin e lagjes me ndërtime të larta, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar ndaj ish- drejtorit të Urbanizmit, Faik Grainca, tashmë është dorëzuar në gjykatë derisa kanë grumbulluar prova dhe fakte të mjaftueshme rreth kësaj çështjeje...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.