Gjykata Themelore në Ferizaj ende nuk ka caktuar seancë fillestare për rastin e ish-drejtorit të urbanizimit, Faik Grainca.
Vet Grainca nuk ka komentuar asgjë për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore, ku thuhet se ai ka falsifikuar peticionin e qytetarëve për një projekt ndërtimi, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rrugën “Astrit Bytyqi”, zona e 8 në Ferizaj, sipas Planit Zhvillimor Komunal, ishin paraparë ndërtime të ulëta.
Për këtë ishin pajtuar edhe qytetarët nëpërmjet një peticioni. Vetëm në këtë parcelë, Drejtoria e Urbanizmit kishte dhënë leje për një ndërtim të lartë, gjë që kishte ngjallur reagime të shumta të banorëve.
Jozyrtarisht, KTV-ja merr vesh se kjo parcelë, që gjendet në të njëjtën rrugë, është e dy kushërinjve të ish-drejtorit të Urbanizmit, Faik Grainca, ndaj dhe ishte marrë vendim që të fillonin ndërtimet deri në 10 kate, pavarësisht se sipas planit zhvillimor, banorët ishin dakorduar për ndërtime të ulëta.
Menjëherë, 69 banorët e 80 shtëpive kishin mbledhur nënshkrimet e tyre dhe i kishin dorëzuar në komunë, duke kundërshtuar kështu ndërtimet e larta.
Organizata INPO, që monitoron punën e komunës, kërkon që Grainca të hetohet edhe për keqpërdorime të tjera.
Këshilltari komunal, Nehat Mustafa, thotë se ka kërkuar nga kryetari Agim Aliu dhe Drejtoria e Urbanizimit, që të pezullojnë të gjitha ndërtimet e filluara, derisa për secilin ndërtim të hetohen dokumentacionet.