Në kundërshtim të pagesës prej 2.5 euro për RTK-në që do të përfshihet në faturat e energjisë elektrike, pranë Kuvendit të Kosovës është mbajtur një aksion simbolik, i organizuar nga Rashit Gashi, njëherësh punëtor i KEDS-it.
Ai ka vendosur një pankartë ku sipas tij ka paraqitur gjendjen në të cilën për RTK-në do të paguajnë të gjithë, pavarësisht nëse kanë televizor ose jo, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë të tillë, Gashi tha se po e bën për vetëdijesim të konsumatorëve dhe qytetarëve, por edhe për alarmimin e deputetëve për taksën që po ua imponojnë qytetarëve.
Organizatori i kësaj ngjarje, Gashi, tha që do të vazhdojnë kundërshtimin edhe më tej.
Protesta është mbështetur edhe nga sindikalistë të KEK-ut. Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Lluminca, e ka konsideruar të pakuptimtë një taksë të tillë, marrë parasysh se ka pasur më herët një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë.
Gjatë ditës, edhe KMDLNJ-ja ka reaguar duke e konsideruar pagesën për RTK-në kundërkushtetuese, duke bërë thirrje që të refuzohet nga qytetarët.
