Arbëri

Aksidentohet ministri Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka marrë lëndime të lehta, si pasojë e përfshirjes në një aksident trafiku të shtunën gjatë ditës.

Siç ka bërë të ditur vetë ministri në Facebook, lëndimet janë pa pasoja serioze.

“Të dashur qytetarë, miq e dashamirë. Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar ai.

Peci gjatë ditës ka njoftuar për vizitën që i ka bërë një biznesi në Slivovë të Ferizajt.