Arbëri

Aksidenti tragjik në Greqi, Osmani e Begaj shprehin ngushëllime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit grek pas aksidentimit të dy trenave në afërsi të qytetit Larissa ku humbën jetën të paktën 36 persona.

“Zemrat tona janë me qytetarët e Greqisë pas aksidentit tragjik të trenave dhe humbjes tragjike të jetëve. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani në Twitter.

 

 

Ndërkohë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Twitter ka thënë se është i tronditur me aksidentin në shtetin fqinj.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, ka shkruar ai..