Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “UÇK”, e njohur si Qafa.
Një veturë e llojit Opel Astra është vetëaksidentuar, duke e goditur një lis në rrugë. Gazetarët e KTV-së në terren kanë raportuar për këtë ngjarje, nga e cila përpos dëmeve materiale nuk lë të lënduar rëndë.
Një tjetër video nga gazetarët e KTV-së vjen nga rruga Mati 1, e cila po ashtu është në gjendje të rënduar pas motit të lig që po mbizotëron në këto ditë të para të pranverës.
Ndërkohë, mbrëmë është raportuar se “befasia” e borës në pranverë ka shkaktuar 34 aksidente vetëm në Prishtinë.
Nga ana tjetër, pothuajse të gjitha rrugët magjistrale ishin të mbuluara nga reshjet e mëdha të borës, gjë që ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion të automjeteve.
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot
-
Bie fasadë nga një ndërtesë te “Qafa” në Prishtinë
-
Vrasje në tentativë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
-
Vetura humb drejtimin, del nga rruga dhe i godet tetë vetura të parkuara